Mbappe vrapoi 38 km/h gjatë aksionit të golit të tij të mrekullueshëm kundër Monacos

  • 22 April 2019 - 10:46
Mbappe vrapoi 38 km/h gjatë aksionit të golit të tij të mrekullueshëm kundër Monacos

Kylian Mbappe shënoi het-trik në fitoren festive të Paris Saint-Germainit kundër Monacos, pak orë pasi gjiganti parisien ishte konfirmuar kampion i Francës. Nuk ishte vetëm het-triku i 20-vjeçarit që mori vëmendje të dielën, megjithatë, por edhe shpejtësia e çmendur që e arriti ai në një aksion të caktuar.

Mbappe i shënoi të gjitha golat në triumfin e PSG-së 3:1 kundër Monacos në Ligë 1 të dielën, duke e fituar titullin e tretë radhazi në ligë, pas suksesit me Monacon në sezonin 2016/17.

Sulmuesi francez është golashënuesi i dytë më i mirë në pesë ligat kryesore në Evropë me 30 gola, pas Lionel Messit që prin me 33, momentalisht.

Goli i tij i parë ndaj Monacos pati diçka të jashtëzakonshme që është bërë lajm në të gjitha mediat: shpejtësia e tij gjatë aksionit të golit.

Mbappe e pranoi topin në mesin e fushës dhe e pasoi atë te Moussa Diaby në të majtë. Pastaj, ai vrapoi furishëm duke i lënë prapa katër mbrojtës të Monacos për të arritur në zonën e penalltisë.

Diaby ia ktheu topin dhe Mbappe shënoi në mënyrë të shkëlqyer.

Pas ndeshjes, televizioni francez ia mati vrapimin Mbappes, i cili ishte 38 km/h.

(Kosova Sot)