Statistikat tregojnë se Benzema dhe Dybala janë më të mirë pa Ronaldon

  • 22 April 2019 - 10:51
Statistikat tregojnë se Benzema dhe Dybala janë më të mirë pa Ronaldon

Se Cristiano Ronaldo i lë nën hije dhe ua humb shkëlqimin partnerëve të tij në sulm kudo që luan, e tregojnë më së miri rastet e Karim Benzemas dhe Paulo Dybalas.

Cristiano Ronaldo iu bashkuar Juventusit në verë dhe sezoni i tij i parë në Serie A ka pasur një ndikim të madh në paraqitjet e Benzemas dhe Dybalas në aspektin individual.

Benzema u bë famëkeq për furnizimin e Ronaldos me shumë asiste gjatë qëndrimit të tij nëntëvjeçar në Bernabeu, shpesh në kurriz të shënimit të golave për vete.

Në Juventus, Ronaldo ka krijuar një partneritet sulmuesi me Federico Bernardeschi, Mario Mandzukic dhe ka pasur shenja të partneritetit premtues me Dybalan, po ashtu.

Benzema dhe Dybala: Me dhe pa Ronaldon

Dybala ishte njeriu kryesor i Juventusit në sezonin 2017/18, duke i ndihmuar klubit ta fitojë titullin me 22 golat dhe pesë asistet e tij në 33 ndeshje.

Por, që prej ardhjes së Ronaldos, argjentinasi 25-vjeçar i ka shënuar vetëm pesë gola dhe ka dhënë katër asiste në 27 takime.

Edhe rasti i Benzemas është i ngjashëm. Sulmuesi francez i shënoi vetëm pesë gola dhe dha tetë asiste në 32 ndeshje në La Liga në sezonin 2017/18 me Ronaldon përkrah.

Pas largimit të portugezit në drejtim të Juventusit një vit më pas, 31-vjeçari i ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë pesë asiste në 33 ndeshje në ligë. 

(Kosova Sot)