Muriqi shënoi përsëri, zbulon objektivat e këtij sezoni

  • 22 April 2019 - 11:45
Muriqi shënoi përsëri, zbulon objektivat e këtij sezoni

Vedat Muriqi ka shënuar përsëri për Rizesporin, në barazimin 1:1 ndaj Istanbul Basaksehir. Sulmuesi kosovar e ka komentuar ndeshjen dhe ka folur për objektivat e klubit të tij këtë sezon

Vedat Muriqi po vazhdon me formë të jashtëzakonshme.

Sulmuesi kosovar ka shënuar gjatë fundjavës në barazimin e Rizesporit me rezultat 1:1 në shtëpi të Instanbul Basaksehirit.

Përfaqësuesi kosovar shënoi në minutën e 62-të, por vendësit barazuan në minutën e fundit përmes penalltisë.

Dhe, Muriqi e ka komentuar barazimin e ekipit të tij në kuadër të xhiros së 29-të të Superligës turke. 

“Ne po e luajmë çdo ndeshje për të fituar, pa e shikuar kundërshtarin. Ne e bëmë më të mirën tonë. Ne ishim duke udhëhequr 1:0, ndërsa e morëm një penallti pasi na shënuan nga penalltia në minutën e fundit. Nuk kishim çka të bënim. Ne do të mundohemi ta mbyllim sezonin sa më lart në tabelë, që është edhe synimi ynë. Ne jemi të përgatitur mjaft mirë për ndeshjet e mbetura”, u shpreh sulmuesi prizrenas për mediat turke.

Muriqi është njëri prej sulmuesve më të mirë të kampionatit turk këtë sezon.

(Kosova Sot)