Marcelo: Real Madridi është shtëpia ime

  • 22 April 2019 - 11:46
Marcelo: Real Madridi është shtëpia ime

Marcelo i ka hedhur poshtë thashethemet se do të largohet nga klubi, duke thënë se Real Madridi është shtëpia e tij dhe se është shumë i lumtur që e bartë fanellën e bardhë.

Mbrojtësi i majtë e ka pasur një sezon zhgënjyes, por bëri një paraqitje të shkëlqyer në fitoren e Real Madridit 3:0 kundër Athletic Bilbaos të dielën në Santiago Bernabeu.

Paraqitja e tij e mirë është shpresë se ai mund t’i ofrojë edhe më shumë klubit në të ardhmen. Në një intervistë pas ndeshjes, Marcelo e theksoi lumturinë që ka për të luajtur për Los Blancos. 

“A do të largohem? Nuk kam nevojë të flas për të ardhmen time sepse të gjithë e dinë sesa i lumtur jam kur e veshi këtë fanellë”, tha Marcelo për BeIN Sports.

“Real Madridi është shtëpia ime”, këmbënguli ai.

(Kosova Sot)