Real Madrid me plan maestral për Gareth Bale

  • 22 April 2019 - 11:59
Real Madrid me plan maestral për Gareth Bale

Real Madrid është në hall me Gareth Bale.

Real Madrid është i gatshëm ta shet Gareth Balen në afatin kalimtar veror.

Por, ylli uellsian refuzon të largohet nga madrilenët, gjersa kontrata e tij skadon në vitin 2022.

Bale refuzon të largohet nga Real Madrid, për shkak të pagës së tij prej 500 mijë funtesh në javë. 

Uellsiani do të largohet nga madrilenët, vetëm nëse një skuadër do të ofrojë pagën e njëjtë si në Santiago Bernabeu.

Po, Real Madrid po mendon ta huazojë Balen në afatin kalimtar të verës, duke i paguar edhe gjysmën e pagës.

(Koosva Sot)