Sot zhvillohen dy ndeshje të IPKO Superligës

  • 22 April 2019 - 12:15
Sot zhvillohen dy ndeshje të IPKO Superligës

Xhiroja e 28-të e IPKO Superligës në futboll mbyllet sot me dy ndeshjet e fundit, të cilat janë të rëndësishme dhe të vlefshme për mbijetesë

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e fundit të xhiros së 28-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Liria do ta ketë trenin e fundit për mbetje në ligë pasi e pret në shtëpi Ballkanin.

Kurse, Ferizaj i motivuar pas fitores me Feronikelin, do t’i kërkojë tri pikë edhe kundër Flamurtarit në shtëpi të hënën. 

IPKO Superliga – Java e 28-të

SSK1 E hënë 16:00 Ferizaj – Flamurtari

SSK2 E hënë 16:00 Liria – Ballkani

(Kosova Sot)