Një kanadez e përfaqëson Kosovën në Botëror

  • 22 April 2019 - 13:06
Një kanadez e përfaqëson Kosovën në Botëror

Kanadezi Peter Andersen po e përfaqëson Kosovën në Kampionatin Botëror të Kërlingut, i cili po mbahet në Stavenger të Norvegjisë

Peter Andersen e kishte kaluar çdo vikend të fëmijërisë së tij në Kingston, Ontario, në klubin ë kërlingut dhe ëndërronte që një ditë ta përfaqësonte shtetin e tij në këtë sport në akull.

Ai e realizoi pjesërisht këtë ëndërr, pasi po merr pjesë në Kampionatin Botëror të Kërlingut, që po mbahet në Stavanger të Norvegjisë

“Mirëpo, është absolutisht e jashtëzakonshme dhe jam i ngazëllyer të bëj kërling këtë javë”, ka shtuar ai.

Andersen kishte lëvizur drejt Kosovës në vitin 2016 pasi i kishte përfunduar studimet, por i mungonte sporti me të cilin ishte rritur duke luajtur.

Nga ajo kohë, ai nisi t’i mësonte fëmijët në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, në “kërlingun e rrugës”, duke e themeluar Federatën e Kërlingut të Kosovës dhe duke marrë pjesë në kongresin e Federatës Botërore të Kërlingut, ku e kishte përfaqësuar Kosovën në Budapest dhe në Bratislavë, për t’i vendosur kosovarët në akull për herë të parë.

Ai po ashtu u takua me shoqen e skuadrës në dyshen e miksuar, Eldena Dakaj, me të cilën po merr pjesë në Botëror, por edhe me trajnerin Meriton Zeneli, i cili po ashtu gjendet në Norvegji me ta.

Ata po mundohen ta zhvillojnë këtë sport të panjohur në Kosovë.

Mirëpo, këtë nuk po e bën duke e përfaqësuar Kanadanë, por Kosovën, një vend i ri, i cili nuk ekzistonte si shtet kur ai kishte nisur të merrej me këtë sport.

Madje, një vend i cili nuk ka as fusha të kërlingut, por që ky sport zhvillohet me fusha improvizuese.

“Unë nuk e kam imagjinuar kurrë që do ta kem mundësinë të luaj për një vend i cili as që kishte ekzistuar kur unë isha 15 vjeç”, ka thënë fillimisht Andersen.

(Kosova Sot)