Perisic para derbit kundër Juventusit: Inter mund ta mposhtë çdo ekip

  • 22 April 2019 - 13:49
Perisic para derbit kundër Juventusit: Inter mund ta mposhtë çdo ekip

Ivan Perisici beson se Interi posedon çdo mundësi dhe aftësi për ta fituar derbin italian kundër Juventusit këtë fundjavë.

Interi lëshoi pikë kundër Romës të shtunën dhe do të përballet me Juven, e cila e siguroi titullin e tetë më radhë në Serie A fundjavën që shkoi.

Perisic beson se zikaltrit mund ta mposhtin çdo skuadër, përfshirë Juventusin, në përpjekje për ta siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

“Ne jemi Inter dhe duhet të tentojmë t’i fitojmë të gjitha ndeshjet e mbetura sepse jemi të fortë”, tha Perisic për Inter Channel.

“Ne mund ta mposhtim çdo kënd: tani po mendojmë për Juven. Duam ta blindojmë vendin e tretë. Më rëndësi është të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, theksoi ai. 

(Kosova Sot)