Ronaldo i ndihmon Juves ta transferojë talentin e shumëkërkuar portugez Felix

  • 22 April 2019 - 14:00
Ronaldo i ndihmon Juves ta transferojë talentin e shumëkërkuar portugez Felix

Cristiano Ronaldo është duke i ndihmuar Juventusit për të arritur marrëveshje për blerjen e talentit të madh portugez të Benficas, Joao Felix.

Gazeta portugeze “A Bola” shkruan se Ronaldo e ka dhënë aprovimin e tij për transferimin e Felixit, të cilin e vlerëson si trashëgimtar të vetin.

E përditshmja portugeze, megjithatë, paralajmëron se Benfica nuk do të heqë dorë nga vlerësimi i lartë që ia bën lojtarit, 120 milionë euro, shumën të cilën deri tani ka shprehur vullnet ta paguajë vetëm Manchester City.

Por, sulmuesi i ri e ka zbuluar tashmë se dëshira e tij e madhe është të luajë përkrah legjendës portugeze, Ronaldo, një ditë.

Përparësia që Juve mund ta ketë në përpjekje për ta sjellë atë në Torino është se Jorge Mendes, menaxheri i Ronaldos, e përfaqëson edhe Felixin, po ashtu.

19-vjeçari i a regjistruar 16 gola dhe nëntë asiste në 38 ndeshje në të gjitha garat për Benfican deri tani këtë sezon.

(Kosova Sot)