Tifozët e humbin durimin me Mustafin: Nisin peticion duke kërkuar burgim të përjetshëm për të

  • 22 April 2019 - 15:11
Tifozët e humbin durimin me Mustafin: Nisin peticion duke kërkuar burgim të përjetshëm për të

Aq shumë iu ka humbur durimi tifozëve të Arsenalit me mbrojtësin e tyre shqiptar, Shkodran Mustafin, saqë e kanë nisur një peticion duke kërkuar burgim të përjetshëm për të.

Ish-qendërmbrojtësi i Kombëtares së Gjermanisë është duke e përjetuar një sezon plot gabime trashanike në qendër të mbrojtës së Arsenalit, dhe si pasojë ka qenë vazhdimisht subjekt i kritikave të ashpra të tifozëve të Arsenalit.

Shpresat e Arsenalit për ta përfunduar sezonin në top katërshe në Premierligë morën goditje të rëndë nga Palace. Skuadra e Emeryt humbi 3:2 në Emirates pas një paraqitjeje të tmerrshme në mbrojtje, me Mustafin si protagonist kryesor.

Kur ndeshja ishte e barabartë në rezultat, 1:1, Mustafi ia fali një gol sulmuesit Wilfried Zaha pasi e la një top të gjatë të kalojë mbi të me shpresën se portieri Bernd Leno do të merrej me të. Por, Zaha e ndoqi topin me vrap të shpejtë dhe shënoi për 2:1 në favor të Palace.

Pas këtij momenti, Arsenali nuk mundi ta marrë veten asnjëherë në këtë ndeshje.

Tani, siç duket kritikat dhe kërkesat për shitjen e tij nuk mjaftojnë më, pasi tifozët e “Topçinjve” kanë nisur një peticion në Change.org, duke e kërkuar burgosjen e tij. 

Image

(Kosova Sot)