Celina: Sa keq që ende s’jam gati!

  • 22 April 2019 - 16:12
Celina: Sa keq që ende s’jam gati!

Celina ende nuk është rikuperuar, ai po mungon edhe në ndeshjen që Swansea City po e zhvillon me Ipswich Town.

Këtë e ka konfirmuar vet futbollisti i Kosovës përmes një postimi në Instagram, pak para nisjes së ndeshjes mes Ipswich Town e Swansea City (16:00).

“Sa keq që s’mund të jem sot në Portman Road dhe do të mungojë edhe një tjetër ndeshje. Fat djema, shpresoj të kthehem në fushë sa më parë”, shkroi ai në Instagram.

Celina ka bërë 41 paraqitje këtë edicion për Swansean, ka shënuar 8 gola dhe ka dhuruar 8 asiste. 

(Kosova Sot)