Etrit Berisha zbulon armën e fortë të trajnerit Edy Reja

  • 22 April 2019 - 16:22
Etrit Berisha zbulon armën e fortë të trajnerit Edy Reja

Etrit Berisha e ka zbuluar karakteristikën e fortë të trajnerit të ri të Kombëtares shqiptare, Edy Reja

Etrit Berisha e ka komentuar arritjen e trajnerit Edy Reja në krye të Kombëtares shqiptare.

Portieri kosovar kishte punuar edhe më herët me trajnerin italian, për të cilin ka vetëm fjalë të mira.

Madje, beson se me ish-trajnerin e Lazios, Kuqezinjtë do të kenë më shumë mundësi për ta tentuar kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020.

“E kam pasur mundësinë të punoja me Rejan për 6-7 muaj në Lazio. Ai është mjaft i mirë në organizimin e mbrojtjes. Kemi mësuar shumë nga ai dhe me arritjen e tij patën ardhur edhe rezultatet pozitive. Karakteristika e tij më e rëndësishme është loja defanzive, e cila iu adaptohet karakteristikave tona”, ka thënë fillimisht Berisha.

E kam takuar Rejan disa ditë më parë dhe ai është optimist, ka dashur fort që ta drejtojë Shqipërinë. Një fitore në ndeshjen e ardhshme do të na ndihmonte shumë në aspektin e ngritjes së moralit, por do ta rriste edhe mundësitë për t’u kualifikuar në Evropian. Reja nuk e riorganizon vetëm taktikën, por punon edhe psikologjikisht, duke e mbajtur harmoninë në skuadër. Shpresoj që mund të na dërgojë drejt arritjes së objektivave tanë”, përfundoi Berisha.

Reja e zëvendësoi trajnerin e shkarkuar, Christian Panucci, i cili u largua nga Shqipëria pas humbjes në shtëpi nga Turqia, në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2020.

Reja ka nënshkruar kontratë deri në nëntor të këtij viti, kur edhe do të përfundojë faza kualifikuese, me mundësi vazhdimi të bashkëpunimit, varësisht prej rezultateve që i arrin.

(Kosova Sot)