S’ka asnjë ofertë për Bale, por prapë se prapë Reali do ta largojë

  • 22 April 2019 - 16:37
S’ka asnjë ofertë për Bale, por prapë se prapë Reali do ta largojë

Bale pritet të ndërrojë ambient gjatë verës.

Sipas asaj që raporton Marca, Real Madridi do ta lërë Gareth Balen të largohet në formë huazimi pas dështimit për të gjetur një klub që do ta blinte uellsianin.

Marca shkruan se Los Blancos do ta largojnë në një apo tjetër mënyrë uellsianin këtë verë sepse nuk bën më pjesë në planet e Zinedine Zidane.

Manchester United dhe ish-skuadra, Tottenham, janë duke menduar që të marrin 29-vjeçarin në formë huazimi.

Bale ka shënuar vetëm 14 gola në 40 paraqitje këtë edicion, 8 prej tyre në La Liga. 

(Kosova Sot)