Fenerbahçe insiston për Muriqin

  • 22 April 2019 - 17:41
Fenerbahçe insiston për Muriqin

Futbollisti kosovar po shkëlqen në fanellën e Rizesporit dhe gjatë verës pritet të transferohet në një klub më të madh

Vedat Muriqi është njëri prej futbollistëve shqiptarë më të mirë të momentit.

Sulmuesi i rrezikshëm është bërë protagonist i Rizesporit, të cilit ia siguroi një pikë edhe fundjavën që shkoi me golin e shënuar në barazimin 1:1 ndaj Istanbul Basaksehir.

Mirëpo, ky mund të jetë sezoni i fundit i përfaqësuesit kosovar tek Rizespori.

Paraqitjet e mira në elitën e futbollit turk kanë bërë që prizrenasit t’ia mësyjnë klubet e mëdha turke.

Sipas portalit turk “futbolarena.com”, për sulmuesin shtatgjatë po insiston gjiganti turk, Fenerbahçe

Muriqi ka realizuar 13 gola këtë sezon, ndërkohë që ka dhuruar edhe 7 asistime.

24 vjeçari, i gjatë 194 centimetra ka kontratë me Rizesporin deri në vitin 2020. 

(Kosova Sot)