Mbyllen dy ndeshjet e IPKO Superligës

  • 22 April 2019 - 18:09
Mbyllen dy ndeshjet e IPKO Superligës

Janë mbyllur dy ndeshjet e fundit të xhiros së 28-të të IPKO Superligës, me fitoren e Ferizajt dhe barazimin në Prizren

Janë mbyllur tashmë dy ndeshjet e fundit të xhiros së 28-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Dueli i fqinjëve ndërmjet Lirisë dhe Ballkanit nuk ka sjell fitues pasi skuadrat kanë barazuar pa gola, 0:0.

Therandasit e kanë qëlluar shtyllën në pjesën e parë me Jetmir Topallin, ndërsa prizrenasit janë treguar të pafuqishëm të shënonin edhe pse iu nevojiteshin tri pikë si “buka”.

Në duelin tjetër, Ferizaj e regjistroi një fitore të madhe ndaj Flamurtarit me rezultat 3:1, në luftën e tij për mbijetesë.

Egzon Shabani e ka kaluar ekipin ferizajas në epërsi në minutën e 21-të, ndërsa Angel Grançov i barazoi shifrat në minutën e 25-të.

Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq pas dy të verdhëve në minutën e 48-të dhe kjo i kushtoi me humbje ekipit kryeqytetas.

Ferizajasit i gjetën dy golat e fitores në fund të takimit.

Fillimisht shënoi Qëndrim Dautaj në minutën e 88-të, ndërsa vulë këtij takimi i dha Husein Demiri me golin e shënuar në minutat shtesë.

Sapo janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve të fundit të xhiros së 28-të të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.

Ferizaj dhe Flamurtari po barazojnë 1:1.

Egzon Shabani i ka kaluar ferizajasit në epërsi në minutën e 21-të, kurse Granchov i barazoi shifrat në minutën e 25-të.

Ndërkaq, dueli tjetër ndërmjet Lirisë dhe Ballkanit pas 45 minutash nuk solli gola, 0:0. 

(Kosova Sot)