Vetëm Mbappe po lufton me Messin për “Këpucën e Artë”

  • 22 April 2019 - 18:47
Vetëm Mbappe po lufton me Messin për “Këpucën e Artë”

Messi 33, Mbappe 30 – gara për “Këpucën e Artë” duket se do të vendoset mes këtyre dy futbollistëve, duke parë që pas tyre renditet Quagliarella me 22 gola – 11 larg Leos, 8 larg Mbappes.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka ngushtuar diferencën me Lionel Messin në garën për “Këpucën e Artë”.

Ai realizoi het-trik në fitoren 3-1 të PSG-së kundër Moancos, ndërsa Messi nuk e gjeti rrjetën në fitoren 2-1 të Barcelonës ndaj Real Sociedad.

Përveç Mbappes, këtë fundjavë het-trik shënoi edhe Karim Benzema, në fitoren 3-0 të Real Madridit ndaj Athletic Bilbaos, për të hyrë në mesin e 10 golashënuesve më të mirë në Evropë.

Teksa sezoni po shkon drejt fundit, duket se “Këpuca e Artë” do të vendoset mes Messit dhe Mbappes, me 10-shi magjik favorit për ta fituar atë, ashtu si edhe “Topin e Artë”.

10 golashënuesit më të mirë në Serie A:

1. Lionel Messi, Barcelona: 33 gola.
2. Kylian Mbappe, Paris Saint-Germain: 30 gola.
3. Fabio Quagliarella, Sampdoria: 22 gola. 
4. Robert Lewandowski, Bayern Munich: 21 gola.
4. Krzysztof Piatek, Genoa/AC Milan: 21 gola.
4. Mbaye Diagne, Kasëmpasa/Galatasaray: 28 gola – por golat vlerësohen me 1.5 pikë në Turqi, e jo 2.0 sikur në top 5 ligat evropiane, andaj ka grumbulluar 42.0 pikë.
4. Karim Benzema, Real Madrid: 21 gola.
8. Luuk de Jong, PSV Eindhoven: 27 gola – edhe në Holandë goli vlerësohet 1.5 pikë – ka grumbulluar 40.5 pikë.
9. Duvan Zapata, Atalanta: 20 gola.
9. Luis Suarez, Barcelona: 20 gola.

(Kosova Sot)