“Në futboll një ditë je hero, të nesërmen nuk vlen asgjë – kjo po na vret”

  • 22 April 2019 - 19:47
“Në futboll një ditë je hero, të nesërmen nuk vlen asgjë – kjo po na vret”

Dybala është rikthyer të flasë për sezonin negativ që po zhvillon me “Zonjën e Vjetër”. Por, ai thotë se tani është tjetër njeri dhe nuk e brengosin shumë kritikat.

Para ardhjes së Cristiano Ronaldos, Paulo Dybala ishte ylli i Juventusit.

25-vjeçari edicionin e kaluar, pa CR7, shënoi 22 gola, kurse këtë edicion, me Ronaldon, deri më tani ka shënuar vetëm 5 gola.

Kjo ka bërë që ai të jetë në qendër të kritikave, teksa është raportuar edhe për një largim të mundshëm nga Torino.

“Tani i shoh gjërat ndryshe dhe jo më si dikur. Njerëzit janë të lirë të thonë çfarë të duan, unë jap gjithnjë maksimumin në punën time”, deklaroi  Dybala.

Ndër të tjera, në intervistën për revistën “Style”, Dybala foli edhe për futbollin e ditëve të sotme, sipas të cilit, është më shumë e vështirë të jesh protagonist.

“Të gjesh ekuilibrat sot është e vështirë dhe ky është problemi më i madh”, u shpreh Dybala.

“Në futbollin që po luhet sot, një ditët mund të jesh një hero, më i miri në fushë. Të nesërmen nuk vlen më asgjë, je një fundërrinë. Kjo është ajo që po na vret të gjithëve”.

(Kosova Sot)