Parashikimi i vitit 1998 për dukjen në 2020 të Beckham, ia ka huqur totalisht

  • 22 April 2019 - 21:00
Parashikimi i vitit 1998 për dukjen në 2020 të Beckham, ia ka huqur totalisht

Në vitin 1998 një revistë parashikoi se si David Beckham dhe gruaja e tij do dukeshin në vitin 2020.

George Clooney krahasohet me verën e mirë pothuaj shumicën e kohës, por edhe David Beckham merr lëvdata të njëjta po në këtë mënyrë.

Ka kaluar shumë kohë prej se David kishte një stil të flokëve të ngjyrosura. Madje në një kohë ai mbante bistekë, por kjo ka ndryshuar.

Por në vitin 1998 kur ai kishte filluar të bëhej një yll i vërtetë, revista futbollistike “FourFourTwo” bëri një parashikim se si Becks do të dukej në vitin 2020, duke përdorur fotoshopin.

Por siç e shihni ata mund të kenë qenë pak gabim…

Veçse e kishin parashikuar pamjen e Beckhamit, ata gjithashtu parashikuan fatin e tij.

“Tani në moshën 40 vjeçare, ai paraqitet në ekipet veterane të Anglisë bashkë me shokët e tij të ekipit, por ai është larg ditëve të tij të lavdisë”, thotë parashikimi.

Image

Ndërkohë një parashikim është bërë edhe për gruan e famshme të tij, Victoria Beckham.

“Victoria Beckham, të cilës i është rritur masa e belit pas dështimit në karrierë të këndimit, tani modelon rroba për gra më të shëndetshme”, thotë parashikimi që mund të themi që nuk i është afruar aspak realitetit, raporton “Mirror.co.uk”.

(Kosova Sot)