Kastriot Dermaku shënon golin e parë të sezonit dhe ia dhuron fitoren Cosenzas

  • 22 April 2019 - 23:40
Kastriot Dermaku shënon golin e parë të sezonit dhe ia dhuron fitoren Cosenzas

Kastriot Dermaku është një nga emrat më të përfolur në Itali këto ditë.

Lojtari që la Kosovën për Shqipërinë shënoi golin e tij të parë të sezonit.

Ai ia dhuroi tri pikë Cosenzas në shtëpi ndaj Spezias, duke shënuar golin e vetëm për 1-0 në minutën e 55′. Ai barti edhe shiritin e kapitenit.

Shqiptari i Cozencas ka zgjuar interesin e disa klubeve rreth vetes si Bologna, Torino apo dhe Besiktasi. Një tjetër sinjal pozitiv shtatlarti e ka dhënë mbrëmjen e sotme për të gjitha klubet e interesuara. 

(Kosova Sot)