Sarri: Liga e Kampionëve mbivlerësohet

  • 23 April 2019 - 10:06
Sarri: Liga e Kampionëve mbivlerësohet

Trajneri i Chelseat, Maurizio Sarri, beson se Liga e Kampionëve është gara më elitare e futbollit në botë, mirëpo insiston se rëndësia e kësaj gare mbivlerësohet nga mediat.

Chelsea duhet ta fitojë titullin e Ligës së Evropës ose ta sigurojë një vend në top katërshen e tabelës së Premierligës për t’u kualifikuar për sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve

Mospjesëmarrja në garën më prestigjioze të Evropës e dëmton klubin në aspektin financiar, si dhe i ul gjasat që klubi të ketë mundësi t’i transferojë lojtarët më të mirë në botë, të cilët preferojnë ta shfaqin talentin e tyre në skenën më të madhe të futbollit.

“Mendoj se mediat i japin më shumë rëndësi sesa që duhet Ligës së Kampionëve. Natyrisht që është gara më e rëndësishme për klube. Por është një garë me eliminim të drejtpërdrejtë, kështu që ne kemi nevojë të luajmë mirë, mirëpo në këtë garë të duhet edhe fati”, është shprehur Sarri.

“Mund ta kuptoj se nëse qëndron në Ligën e Kampionëve, është sikur një botë tjetër. Kam luajtur dy herë në Ligën e Kampionëve dhe është e qartë që kjo është gara më e rëndësishme për klubet në Evropë dhe në botë”.

“Por, kjo është një garë në të cilën të nevojitet fati”.

Chelsea do të përballet me Eintracht Frankfurtin në gjysmëfinale të Premierligës, ndërsa mbrëmë barazuan me Burnleyn, duke humbur pikë të rëndësishme në garën për top katërshe të Premierligës. 

(Kosova Sot)