Zhvillimi i jashtëzakonshëm i Mbappes në Ligue 1

  • 23 April 2019 - 10:49
Zhvillimi i jashtëzakonshëm i Mbappes në Ligue 1

Ai mund të jetë vetëm 20-vjeçar, mirëpo Kylian Mbappe tashmë e ka fituar tri herë titullin e Ligue 1.

Që kur debutoi për Monacon në sezonin 2015/2016, francezi e ka fituar titullin e ligës fillimisht me klubin e parë, ndërsa dy sezonet e radhës me klubin e tij të ri, Paris Saint-Germainin.

Në të njëjtën kohë, numrat e tij individualë janë ngritur në shifra të frikshme dhe kjo gjë dëshmohet edhe përmes grafikës së paraqitur më poshtë. Paraqitjet e tij kanë shkuar nga 14 në 44, 46 dhe 40.

Edhe numri i golave të shënuar ka pësuar rritje të ngjashme, nga 26 në 21 dhe pastaj 36. Ndërsa, sa i përket asisteve, ai ka shkuar nga 14 asiste në 15 dhe këtë sezon i ka 17.

Me ende pesë ndeshje të mbetura deri në fund të këtij sezoni, këto statistika për sezonin 2018/19 mund të ngrihen edhe më shumë. Në këtë sezon, Mbappe e ka marrë rolin e një lideri të skuadrës, për shkak të lëndimeve të Neymarit dhe Edinson Cavanit.

“Gjithçka që kam arritur deri më tani ka qenë e rëndësishme, por unë ende kam shumë për të bërë. Më mundon vazhdimësia dhe unë s’kam mundur të arrijë gjithçka në dy sezone”, është shprehur Mbappe.

Asnjë futbollist tjetër nuk mund t’i barazojë statistikat e Mbappes në Francë për këtë sezon. Nicolas Pepe i Lille është golashënuesi i dytë më i mirë i ligës dhe ai i ka plot 11 gola më pak se francezi i PSG-së.

Në Evropë, vetëm Lionel Messi e mposht Mbappen në garën për Këpucën e Artë, pasi që argjentinasi i ka shënuar 33 në krahasim me 30-të të francezit.

Si njëri prej yjeve më të rinj në majat e futbollit të botës, vlera e Mbappes është më e lartë se e cilitdo futbollist tjetër, sipas Qendrës Ndërkombëtare për Studime Sportive. Ata e vlerësojmë Mbappen me 216 milionë euro, pastaj vijojnë Harry Kane (197 milionë euro), Neymar (197 milionë euro), Mohamed Salah (173 milionë euro) dhe Lionel Messi (170 milionë euro).

Image

(Kosova Sot)