Biografia e sportistit që pësoi dje tragjedi familjare

  • 23 April 2019 - 12:01
Biografia e sportistit që pësoi dje tragjedi familjare

E hëna ishte tronditëse për Prishtinën dhe Kosovën, kur tre anëtarë të një familje humbën tragjikisht jetën. I dyshuari H. Krasniqi vrau gruan e tij dhe nusen e djalit dhe krejt në fund kreu edhe vetëvrasje.

Para se t’i jepte fund jetës së tij, H. Krasniqi e kishte telefonuar djalin e tij, Kreshnik Krasniqin, të cilit i kishte thënë: “Nënën dhe nusen t’i kurtalisa, tash po e kurtalis edhe veten”

Në këtë tragjedi ka shpëtuar një fëmijë dy-vjeç, mbesa e dorasit, i cili ia vrau nënën 27-vjeç. Kjo e fundit ishte bashkëshortja e hendbollistit të njohur, Kreshnik Krasniqit, në familjen e të cilit ndodhi tragjedia.

Kreshniku  është një hendbollist i njohur në Kosovë. Qe një kohë të gjatë luan për Prishtinën dhe Kombëtaren e Kosovës. Ai është lojtar i pozitës së qendrës, kurse në vitin 2013 ishte shpallur hendbollisti më i mirë në Kosovë

“Në emër të familjes Krasniqi ju njoftoj se me datën 22.04.19. Tragjikisht ndërruan jetë tre anëtar të familjes së ngushtë. Për datën , kohën e varrimin ju njoftojmë me kohë”, shkroi Kreshniku në “Facebook”.

(Kosova Sot)