Zbulohet arsyeja e zënkës mes stafit të Chelseat dhe atij të Burnleyt

  • 23 April 2019 - 14:52
Zbulohet arsyeja e zënkës mes stafit të Chelseat dhe atij të Burnleyt

Një numër i anëtarëve të stafit të Burnleyt kishin bërtitur vazhdimisht “italian m*ti” në drejtim të trajnerit të Chelseat, Maurizio Sarri, dhe këto thirrje e kishin nxitur përleshjen që plasi pas përfundimit të ndeshjes mes dy klubeve në Stamford Bridge, që përfundoi me rezultat 2:2.

Italiani Maurizio Sarri u pezullua nga ndeshja nga gjyqtari Kevin Friend dhe gjyqtari i katërt Roger East, gjatë momenteve të fundit të ndeshjes mes Chelseat dhe Burnleyt.

Sipas dëshmitarëve të këtij incidenti, Sarri e humbi kontrollin me ndihmësit e trajnerit të Burnleyt, Sean Dychet, të cilët e ofendonin atë vazhdimisht. Sarri ishte ndjerë aq i sulmuar saqë nuk kishte pranuar të shkonte në konferencën për shtyp pas ndeshjes, duke ia lënë këtë përgjegjësi ndihmësit të tij, Gianfranco Zolas.

Trajneri i Burnleyt nuk ishte vetë përgjegjës për komentet ofenduese. Mirëpo, Federata e Futbollit të Anglisë do t’i hetojë të gjithë për shkak të raportit të ndeshjes, të shkruar nga gjyqtari Kevin Friend.

Ndeshja ishte shumë afër fundit kur Antonio Rudiger, i cili mungoi në ndeshje për shkak të një lëndimi të gjurit, u ndalua nga rojet e sigurimit, për shkak se ishte tejet i zemëruar me trajnerit e portierëve të Burnleyt, Billy Mercerin.

Trajneri i portierëve të Chelseat, Massimo Nenci, dhe trajneri i ushtrimeve fizike, Paolo Bertelli, u përfshinë gjithashtu në këtë përleshje. Që të dy dukeshin të zemëruar me Mercerin.

Përleshja filloi përreth fushës së stadiumin “Stamford Bridge”, mirëpo vazhdoi edhe gjatë kohës kur personat e përfshirë po futeshin në tunel për të shkuar në zhveshtore. 

(Kosova Sot)