Solskjaer paralajmëron shitjen e lojtarëve të Man Unitedit

  • 23 April 2019 - 15:06
Solskjaer paralajmëron shitjen e lojtarëve të Man Unitedit

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer insiston se ai është personi i duhur për ta drejtuar skuadrën e Manchester Unitedit, mirëpo e pranoi se disa nga lojtarët e tij nuk kanë të ardhme në Old Trafford.

Ringjallja spektakolare nën drejtimin e Solskjaerit është zhdukur për shkak të gjashtë disfatave në tetë ndeshjet e fundit. Kjo ecuri e dobët e arriti pikën më të ulët në ndeshjen e fundit, kundër Evertonit, ku “Djajtë e kuq” u turpëruan me disfatë 4:0

Shpresat e tyre për t’u futur në top katërshe të Premierligës, që siguron kualifikimin në sezonin e ardhshëm të Premierligës, tani varen nga disa ndeshje të vështira, si ato kundër Manchester Cityt dhe Solskjaerit.

Për shkak të kësaj ecurie të dobët, Solskjaer e ka pranuar se ai nuk ka asnjë opsion tjetër përveç se t’i largojë disa lojtarë nga skuadra e tij gjatë afatit kalimtar të verës.

“Më pëlqejnë të gjitha këta djelmosha. I dua shumë sepse janë djem të mrekullueshëm. Por, unë duhet ta marrë vendime dhe ta menaxhojë klubin”, është shprehur Solskjaer në konferencën për shtyp para ndeshjes kundër Manchester Cityt, e cila zhvillohet të mërkurën.

“Unë jam duke e drejtuar klubin dhe duke u ndihmuar lojtarëve, por së pari jam menaxher i klubit. Ne do ta bëjmë maksimumin për ta bërë atë që besojmë që është gjëja e duhur për klubin”.

“Natyrisht, ti mëson gjëra të reja për lojtarët dhe tani nuk është koha e duhur që të flasim për ndryshime të mëdha në skuadër, pasi që ata janë duke bërë punë të mirë. Ishim aty ku ishim dhe tentuam me të vërtetë të arrijmë suksese”.

“Ju mund ta shihni standardin dhe ADN-në e Manchester Unitedit në këta lojtarë. Por, ne duhet t’i sjellim disa futbollistë të rinj dhe disa të tjerë do të largohen nga klubi”. 

(Kosova Sot)