Jep dorëheqje trajneri i njohur, shkak ngjarjet në Beograd

  • 23 April 2019 - 15:11
Jep dorëheqje trajneri i njohur, shkak ngjarjet në Beograd

Jasmin Repesa ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të Buducnostit të Podgoricës. Pas katër muajsh qëndrimi në krye të skuadrës malazeze, ish-përzgjedhësi i Kroacisë, ka hequr dorë nga drejtimi i Buducnostit, shkruajnë mediat malazeze.

Ndonëse nuk ka deklaratë zyrtare, Repesa nuk kishte marrë pjesë në konferencën për shtyp pas ndeshjes finale të ABA Ligës me Crvena Zvezdën, e zhvilluar në Beograd.

Mendohet se Repesa ka dhënë dorëheqje për shkak të ngjarjeve të hidhura të ndodhura gjatë gjithë serisë finale të ABA Ligës. 

Gjatë karrierës së tij Repesa ka udhëhequr skuadrat si Cibona (dy herë), Lottomatica, Unicaja, Bologna, Armani Milano, ndërsa si përzgjedhës i i udhëhequr Kroacinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

(Kosova Sot)