Dybala tregon se si është të luash me Ronaldon

  • 23 April 2019 - 15:42
Dybala tregon se si është të luash me Ronaldon

Ylli argjentinas i Juventusit, Paulo Dybala, mori pjesë në një intervistë me fëmijë, të organizuar nga Tuttosport, ku u përgjigj në shumë pyetje sa i përket karrierës së tij në Juventus.

Shumë nga fëmijët e pranishëm në këtë sallë ishin të interesuar për Cristiano Ronaldon dhe ata e pyetën Paulo Dybalan se si është të luash përkrah yllit portugez

Ronaldo u transferua në Juventus për më shumë se 100 milionë euro gjatë afatit kalimtar të verës së kaluar, pasi i fitoi tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve me Real Madridin. Këtë sezon, ai e ka shtuar titullin e Serisë A në koleksionin e tij.

“Natyrisht që e shijoj shumë [të luaj përkrah Ronaldos]. Cristiano është një kampion dhe është gjithmonë kënaqësi të luadh me kampionë si ai. Ronaldo i bën gjërat e vështira të duken të lehta”, ka thënë Dybala.

Paulo Dybala e ka shprehur krenarinë e tij që është pjesë e skuadrës së Juventusit, duke thënë se kjo gjë i jep atij kënaqësi të madhe.

Juventusi besohet se është i gatshëm ta shesë Dybalan gjatë verës, mirëpo sulmuesi argjentinas e ka bërë të qartë se ai nuk do të largohet nga klubi lehtësisht

“Kur flasim për Juventus, ne po flasim për një klub të rëndësishëm, që gjithmonë ka pasur shumë kampionë. Të luash për ata është një kënaqësi e madhe. Kjo gjë më jep mua lumturi dhe kënaqësi të madhe”, shtoi Dybala.

(Kosova Sot)