E pësoi humbjen e katërt rresht në Botëror me Kosovën, kanadezi ndihet krenar!

  • 23 April 2019 - 16:03
E pësoi humbjen e katërt rresht në Botëror me Kosovën, kanadezi ndihet krenar!

Kosova e ka pësuar humbjen e katërt rresht në Kampionatin Botëror të Kërlingut në Dyshe të Miksuara, i cili po mbahet në Stavanger të Norvegjisë.

Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar humbjen e katërt nga po aq ndeshje të zhvilluara në Kampionatin Botëror të Kërlingut në Dyshe të Miksuara.

Kosova u mposht nga Spanja me rezultat të ngushtë, 6:7, ndërsa kanadezi që është duke e përfaqësuar Kosovën, Peter Andersen thotë se ky ekip, si debutues që është në këtë kompeticion, nuk është duke shkuar keq në evenimenti nqë po mbahet në Stavanger të Norvegjisë.

“Unë jam me të vërtetë krenar me mënyrën se si po luajmë”, ka thënë Andersen.

“Është vetëm ndeshja e parë në histori që po e luajmë në këtë sport të akullt dhe t’i shkaktojmë probleme një ekipi të fortë si Spanja, por edhe vendeve tjera, kjo është e jashtëzakonshme”, vazhdoi kanadezi i Kosovës.

Kosova gjendet në Grupin F së bashku me Spanjën, Rusinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Slloveninë, Letoninë, Poloninë dhe Greqinë, me të cilën e ndan pozitën e fundit me nga 4 humbje nga 4 ndeshje të zhvilluara.

Kjo është hera e parë që Kosova po merr pjesë në një Kampionat Botëror të Kërlingut.

(Kosova Sot)