Dybala u jep fund thashethemeve: Jam krenar që luaj për Juventusin

  • 23 prill 2019 - 16:25
Dybala u jep fund thashethemeve: Jam krenar që luaj për Juventusin

Paulo Dybala ka thënë se është krenar që luan për Juventusin, gjë që, siç thotë, i jep kënaqësi dhe lumturi të madhe, duke i hedhur poshtë zërat se ai do të largohet nga Torino në verë.

Mediat italiane kanë raportuar kohëve të fundit se Juve do ta shesë Dybalan në verë, por sulmuesi argjentinas e ka bërë të qartë se nuk do të largohet nga klubi pa luftuar.

“Kur flasim për Juven, flasim për një klub të rëndësishëm, i cili gjithmonë ka pasur kampionë të mëdhenj”, tha Dybala.

“Të luaj përkrah tyre më jep kënaqësi dhe lumturi të madhe.

Thashethemet për largimin e tij nisin pas rënies së Dybalas në formë me ardhjen e Cristiano Ronaldos në klub. krahasuar me sezonin e kaluar, statistikat tregojnë se argjentinasi po bën një sezon zhgënjyes këtë edicion.

Ai i ka shënuar vetëm pesë gola në ligë deri tani, për dallim nga viti i kaluar (22), por ai insiston se të luajë me Ronaldon është kënaqësi e madhe.

(Kosova Sot)