Përparimi mahnitës i Kylian Mbappes

  • 23 April 2019 - 16:51
Përparimi mahnitës i Kylian Mbappes

Kylian Mbappe mund të jetë vetëm 20-vjeçar, por ai tashmë e ka fituar titullin e kampionit në Ligë 1 tri herë.

Që prej kur debutoi për Monacon në sezonin 2015/16, ai e fitoi kampionatin me klubin e njëjtë në vitin pasues dhe pastaj në dy sezonet e radhës me Paris Saint-Germainit.

Në moshën e njëjtë, statistikat e tij individuale janë duke u rritur me ritëm të frikshëm. Numri i paraqitjeve të tij totale është rritur nga 14 në 44 në 46 në 40.

Edhe shifra e golave i është rritur ngjashëm nga një në 26 në 21 në 36 dhe ajo e asisteve nga një në 14 në 15 në 17.

Meqë kanë mbetur edhe pesë ndeshje deri në fund të Ligë 1, Mbappe mund t’i përmirësojë edhe më shumë statistikat e sezonit aktual.

Në Franca, ai nuk ka rival për momentin, pasi e ka lënë 11 gola prapa Nicolas Pepen e Lille në garë për Këpucën e Artë.

Në Evropë, vetëm Lionel Messi është para tij në garë për Këpucën e Artë, pasi argjentinasi i ka shënuar 33 gola deri tani, ndërsa francezi 30.

CIES e vlerëson Mbappen si futbollistin më të shtrenjtë për momentin, 216 milionë euro, para Harry Kane (197 milionë euro), Neymar (197 milionë euro), Mohamed Salah (173 milionë euro) dhe Lionel Messi (170 milionë euro). 

(Kosova Sot)