De Bruyne e humb derbin e Mançesterit

  • 23 April 2019 - 17:15
De Bruyne e humb derbin e Mançesterit

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka treguar se mesfushori Kevin De Bruyne do të mungojë kundër Manchester Unitedit të mërkurën në derbin e Mançesterit, për shkak të lëndimit që e pësoi të dielën kundër Tottenhamit.

Guardiola, megjithatë, ka refuzuar të thotë nëse mesfushori belg e ka humbur sezonin tash kur jemi në fund të tij

Lojtari i vitit i Cityt ka pasur një sezon fatkeq këtë edicion, për shkak të lëndimeve të shumta, që ia kanë pamundësuar atij paraqitjen e plotë 90 minuta më shumë se pesë ndeshje.

Guardiola e konfirmoi mungesën e De Bruyne dhe tregoi se ka problem muskulor për shkak të lëndimit të mëhershëm të gjurit.

“Është problem muskulor. De Bruyne mungon nesër. Fatkeqësisht ai u lëndua, përsëri, e përsëri e përsëri”, tha Guardiola.

“Ai kishte dy apo tri probleme me muskul për shkak të gjurit”, shtoi ai.

(Kosova Sot)