Barcelona, gjashtë ndeshjes larg sigurimit të tripletës

  • 23 April 2019 - 17:43
Barcelona, gjashtë ndeshjes larg sigurimit të tripletës

Barcelona është në finale të Kupës së Mbretit, dy fitore larg triumfit në La Liga dhe përballet me Liverpoolin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse brenda klubit ngurrojnë të flasin për mundësinë e fitimit të tre titujve kryesorë – një triumf i trefishtë që njihet me emrin “tripletë” – skuadra e Ernesto Valverdes është vetëm gjashtë hapa larg triumfit në Kupën e Mbretit, mbrojtjes së titullit në La Liga dhe ngritjes së trofeut të gjashtë të Ligës së Kampionëve në histori të klubit. 

Nën udhëheqjen e Pep Guardiolës në sezonin 2008/09, Barça u bë ndër klubet e pakta në Evropë që e fiton tripletën – që është ndër arritjet më madhështore në Evropë.

Këtë veçori e përsëriti Barça në sezonin 2014/15 me Luis Enriequen në stol.

Barçës i duhen vetëm gjashtë pikë për ta siguruar titullin edhe matematikisht dhe këtë mund ta bëjë hiç më larg se të mërkurën, nëse e mposht Alavesin sot në Vitoria dhe Atletico Madridi humb nesër kundër Valencias. Nëse skuadra e Diego Simeones fiton apo barazon, atëherë skuadra e Valverdes mund ta fitojë titullin të shtunën në Camp Nou kundër Levantes në formë të dobët.

Trofeu tjetër në radhë për katalonasit është Kupa e Mbretit. Barca mund ta çojë lart trofeun e pestë më radhë më 25 maj nëse e mposht Valencian. 

Më pas vjen Liga e Kampionëve. Pas triumfit kundër Manchester Unitedit në çerekfinale, Barça përballet me një tjetër gjigant anglez në gjysmëfinale, Liverpoolin. Në rast se ia del ta kalojë edhe këtë pengesë, atëherë në finale do të përballej me Ajaxin apo Tottenhamin. 1 qershor në Madrid.

(Kosova Sot)