Prishtina e shkatërron Bashkimin, Rahoveci triumfon ndaj Yllit

  • 23 April 2019 - 21:19
Prishtina e shkatërron Bashkimin, Rahoveci triumfon ndaj Yllit

Prishtina e ka nisur vrullshëm serinë gjysmëfinale në play-off të Superligës së Kosovës në basketboll, duke e dërrmuar 111:74 Bashkimin në kryeqytet.

Ndërkohë, në gjysmëfinalen tjetër të fazës play-off, Rahoveci e mposhti Yllin me rezultat të ngushtë 96:93.

Bardhekaltrit tani janë 1:0 në seri ndaj kampionit në fuqi, duke e ruajtur ecurinë e përkryer pa humbje në këtë sezon.

Dardan Berisha shkëlqeu te kryeqytetasit duke realizuar 24 pikë, 5 kërcime e 6 asistime, derisa te Bashkimi më i miri ishte Lamar Wofford, me 21 pikë, 9 kërcime e 2 asistime.

Rahoveci fitoi në udhëtim ndaj Yllit, duke kaluar 1:0 në seri.

Fredrik Richardson me 25 pikë, Arian Qallaku me 22 dhe Deshon Minnis me 21 sosh kontribuan në fitoren e vështirë të Rahovecit.

(Kosova Sot)