7 sekonda: Shënohet goli më i shpejtë në histori të Premierligës

  • 23 April 2019 - 21:59
7 sekonda: Shënohet goli më i shpejtë në histori të Premierligës

Sulmuesi i Southamptonit, Shane Long, e ka shënuar golin më të shpejtë në histori të Premierligës, shtatë sekonda pas fillimit të ndeshjes.

Shane Long e kaloi në epërsi Southamptonin në një ndeshje të Premierligës kundër Watfordit – e cila po zhvillohet momentalisht në Vicarage Road – pas vetëm shtatë sekondave lojë.

Në vitin 2000, King kishte shënuar gol pas vetëm 9.82 sekondave lojë. 

(Kosova Sot)