Ish-bashkëlojtari i Messit: Leo nuk është lideri që ju prisni të jetë

  • 23 April 2019 - 22:46
Ish-bashkëlojtari i Messit: Leo nuk është lideri që ju prisni të jetë

Lionel Messi nuk ia ka dalë ta fitojë ndonjë trofe me Argjentinën dhe ish-bashkëlojtari i tij në ekipin kombëtar, Lautaro Acosta, ka pohuar se kapiteni i Barcelonës nuk është lideri të cilin njerëzit presin nga ai të jetë.

Acosta dhe Messi luajtën në Lojërat Olimpike të vitit 2008, kur Argjentina e fitoi medaljen e artë. Ata luajtën përkrah njëri-tjetrit edhe në vitin 2017 për vendin e tyre.

“Mbase Messi nuk është lideri që njerëzit e presin të jetë, sepse ai nuk është shumë ndërmjetës apo person që i flet grupit”, tha Acosta për TyC Sports.

“Ai është tjetër lloj lideri, sepse ai flet në fushë dhe mund t’i duhet dikush për ta përkrahur në këtë aspekt”, shtoi ai.

“Ai është person fjalëpakë dhe shumë i qetë, edhe pse ka lidhje të mirë me grupin, sic ndodh gjithkund”, theksoi ai. 

(Kosova Sot)