E pabesueshme: Klubi e përzë lojtarin veç pse e humbi penalltinë në stilin panenka

  • 23 April 2019 - 23:01
E pabesueshme: Klubi e përzë lojtarin veç pse e humbi penalltinë në stilin panenka

Independiente de Camp Grande e ka përzënë nga klubi futbollistin Brendix Parra, për shkak se kishte humbur penalltinë kundër La Equidad në Copa Sudamericana.

Parra kishte tentuar ta mposhtë Diego Novan në stilin “panenka”, por kishte dështuar keq me topin që kishte përfunduar në gjoksin e portierit.

Si pasojë, Campo Grande u eliminua nga klubi kolumbian dhe presidenti Eriberto Gamarra ka shpjeguar arsyet e bordit të klubit për ta përzënë futbollistin.

 

(Kosova Sot)