Tri mënyrat se si Barcelona mund të bëhet kampione edhe pa luajtur

  • 24 April 2019 - 09:08
Tri mënyrat se si Barcelona mund të bëhet kampione edhe pa luajtur

Atletico Madridi do ta luajë ndeshjet e xhiros së 34-të sonte në shtëpi kundër Valencias. Ndeshjen e xhiros së 35-të do ta luajë të shtunën, kundër Real Valladolidit, në orën 16:15, para se Barcelona të përballet me Levante, po atë ditë, në orën 20:45.

Edhe nëse Atletico Madridi i fiton që të dyja ndeshjet, kundër Valencias dhe Real Valladolidit, Barcelonës i mjafton fitorja kundër Levantes për ta siguruar matematikisht titullin e kampionit.

Mirëpo, “Blaugranët” mund ta fitojë këtë titull edhe para se të fillojë ndeshja në Camp Nou, mbrëmjen e së shtunës, nëse ndodh ndonjëra prej këtyre tri skenarëve:

1. Nëse Atletico Madridi humb kundër Valencias të mërkurën

Nëse kjo ndodh, atëherë Barcelona do ta fitojë titullin e La Ligës qysh sonte pasi që do të ishin 12 pikë para Atletico Madridit me vetëm katër ndeshje të mbetura deri në fund. Edhe pse Atletico Madridi mund t’ia barazojë pikët, Barcelona do ta fitonte titullin për shkak të epërsisë në ndeshjet direkte mes dy klubeve.

2. Nëse Atletico Madridi barazon kundër Valencias dhe Real Valladolidit

Një barazim mes Atletico Madridit dhe Valencias në ndeshje që do të zhvillohet sonte do ta mbante gjallë garën për titull deri të shtunën, mirëpo një barazim tjetër për “Rojiblancos” do t’ia dorëzonte titullin e kampionit Barcelonës të shtunën pasdite.

Dy barazimet për skuadrën e Diego Simeones do të bënin që Barcelona t’i kishte dhjetë pikë më shumë me vetëm tri ndeshje deri në fund të sezonit të La Ligës.

3. Nëse Atletico Madridi e mposht Valencian e pastaj humb ndaj Real Valladolidit

Ky skenar do të funksiononte ngjashëm me skenarin e parë, pasi që i bie që Atletico Madridi të mbetej nëntë pikë larg Barcelonës, para se kjo e fundit ta zhvillojë ndeshjen e së shtunës. Edhe pse Atletico Madridi mund t’ia barazojë pikët, Barcelona do ta fitonte titullin për shkak të epërsisë në ndeshjet direkte mes dy klubeve. 

(Kosova Sot)