Edhe pse shikon ndeshje si 'El Clasico', gazetarin spanjoll e ka mahnitur ky aspekt në ndeshjen Kosovë - Azerbajxhan

  • 24 April 2019 - 10:12
Edhe pse shikon ndeshje si 'El Clasico', gazetarin spanjoll e ka mahnitur ky aspekt në ndeshjen Kosovë - Azerbajxhan

Ditë më parë, në Kosovë ka ardhur njëri prej gazetarëve më të njohur nga Spanja, Pedro Rodriguez Galvez.

Me të ardhur në Kosovë, gazetari spanjoll kishte kritika të shumta, e në veqanti për transportin publik, të cilin nuk e kishte nga aeroporti “Adem Jashari” për në kryeqytet

Megjithatë, qëndrimet e tij për Kosovën duket se kanë filluar të ‘zbuten’.

Gjatë ditës së djeshme, Pedro ka vizituar monumentet historike të Prishtinës, duke mbetur i mahnitur.

Ndërkaq, në dokumentarin që ai pritet ta zhvillojë për sukseset e Përfaqësueses së Kosovës në futboll pritet të përfshihet edhe ndeshja mes Kosovës dhe Azerbajxhanit, të cilën e fituan tanët me rezultat 4:0.

Ndeshja ishte zhvilluar në Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërkaq i pranishëm në stadium ishte edhe gazetari i lartëcekur.

Tani pas ardhjes në Prishtinë, Pedro ka zbuluar se atmosfera ishte ishte më e mira që ai ka parë.

“Kosova 4:0 Azerbajxhan. Atmosfera më e mirë që kam parë në jetën time. Nga sekondi 1 deri në minutën e 94-t, tifozët nuk u ndalën me mbështetje. Tifozët identifikohen tejmase me ekipin e tyre kombëtar”, shkroi Pedro në mes të tjerash.

(Kosova Sot)