Portieri i Arsenalit: Mustafi s’ka nevojë të kërkojë fajle

  • 24 April 2019 - 11:22
Portieri i Arsenalit: Mustafi s’ka nevojë të kërkojë fajle

Portieri i Arsenalit, Bernd Leno, nuk beson se qendërmbrojtësi Shkodran Mustafi duhet të kërkojë falje për gabimet e tij të fundit, duke thënë se gabimet ndodhin dhe se i gjithë ekipi është i bashkuar.

Arsenali pësoi disfatë me rezultat 3:2 në ndeshjen kundër Crystal Palace, dhe mbrojtësi Shkodran Mustafi, i transferuar nga Valencia në vitin 2016 për 40 milionë euro, ishte fajtor për dy golat e para.

Fillimisht ai e lejoi Christian Benteken të shënonte gol pasi që e la atë të vetëm në zonën e portierit. Pastaj ai nuk arriti ta ndalë Wilfried Zahan, i cili e kaloi atë lehtësisht dhe e shënoi golin e dytë. 

“Ka shumë gabime në ndeshje. Çdo gol ka të bëjë me ndonjë gabim, kështu që nuk është problem i madh nëse dikush e humb topin dhe ne pranojmë gol. Nuk është problem i madh sepse ne jemi një skuadër, qëndrojmë bashkë dhe gjithçka bëhet më e lehtë”, ka thënë Leno.

“A na ka kërkuar falje Mustafi në zhveshtore? Jo, ne jemi një skuadër. Fitojmë dhe humbim së bashku. Nuk është që një lojtar duhet të kërkojë falje për një gabim. Ndoshta ishte vendimi i gabuar për golin e dytë, por kjo gjë nuk ndryshohet. Kishte edhe 30 minuta lojë, kështu që kishin kohë ta fitojmë lojën”.

Mustafi nuk besohet se do të luajë në ndeshjen kundër Molineux mbrëmjen e së mërkurës, pasi që Sokratis do të kthehet në skuadër. Ai mungoi në dy ndeshjet e fundit të Premierligës për shkak se ishte i suspenduar. 

Dje u raportua se Mustafi është në listën prej shtatë futbollistëve të Arsenalit të cilët trajneri Unai Emery është i gatshëm t’i shesë gjatë afatit kalimtar të verës për ta rritur buxhetin për transferimin e lojtarëve, i cili fillimisht është vetëm 45 milionë funta.

Arsenal ka qenë i hapur ta shesë Mustafin, i cili u transferua nga Valencia në vitin 2016 për 40 milionë euro, gjatë dy verave të fundit, mirëpo asnjë klub nuk ka bërë ofertë të mirë për të. Për shkak të sezonit të tij të dobët, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë as tani.

(Kosova Sot)