Drejtori i Eintracht Frankfurtit: Ka shumë gjasa që Jovici t’i bashkohet Real Madridit

  • 24 April 2019 - 12:12
Drejtori i Eintracht Frankfurtit: Ka shumë gjasa që Jovici t’i bashkohet Real Madridit

Duket se Luka Jovici është gjithnjë e më afër transferimin në “Santiago Bernabeu”. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i Eintracht Frankfurtit, Fredi Bobic.

Sulmuesi serb i Eintracht Frankfurtit, Luka Jovic, ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon në Bundesligë, aq sa ka ngjallur interesim te kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi.

Klubi gjerman e transferoi përfundimisht Jovicit nga Benfica për 12 milionë euro javën e kaluar, pasi futbollisti kishte qenë fillimisht vetëm i huazuar nga Benfica. Edhe pse sapo e blenë, Eintracht Frankfurti është i gatshëm ta shesë atë verës.

“Ka gjasa reale që Jovici të nënshkruajë kontratë me Real Madridi.”, është shprehur drejtori sportiv i klubit të Bundesligës, Fredi Bobic.

“Shpresoj dhe dua që ai të qëndrojë këtu në Eintracht, por unë jam realist dhe e di që nëse një klub i madh si Real Madridi e do atë, atëherë ne nuk kemi shumë mundësi që ta mbajmë atë në skuadër”.

Ky deklaratë e Bobicit vjen vetëm disa ditë pasi u raportua se Real Madridi e ka intensifikuar interesimin për Jovicin, i cili po shkëlqen këtë sezon në Gjermani.

21-vjeçari i ka shënuar 17 gola në ligë këtë sezon, si dhe tetë të tjera në Ligën e Evropës, ku është golashënuesi i dytë më i mirë i garës. Jovici do t’i kushtonte Real Madridi 60 deri në 70 milionë euro.

Ky çmim, edhe pse mjaft i lartë për një futbollist ende i ri, është shumë më i ulët sesa shumat që madrilenët do të detyroheshin t’i shpenzojnë për t’i siguruar shërbimet e lojtarëve si Robert Lewandowski dhe Harry Kane.  

(Kosova Sot)