Krejt java me futboll, ndeshjet më të mëdha në ligat evropiane ua sjell IPKO

  • 24 April 2019 - 13:12
Krejt java me futboll, ndeshjet më të mëdha në ligat evropiane ua sjell IPKO

Platforma televizive – IPKO do ta sjell një maratonë ndeshjesh të futbollit në ligat më të forta evropiane, të cilat do të zhvillohen gjatë krejt javës

Ligat më të forta evropiane po hyjnë në fazën e tyre finale dhe ato po bëhen gjithnjë e më interesante.

Premierliga, La Liga dhe Serie A vazhdojnë me orar të ngjeshur edhe këtë javë, ku do të ketë futboll çdo ditë.

Ndeshjet më të mëdha të këtyre ligave i mbulon platforma më e madhe televizive në Kosovë – IPKO përmes kanaleve të Super Sport Kosovës.

Sonte në Premierligë, do të zhvillohet derbi i madh i qytetit ndërmjet Manchester Unitedit dhe Manchester Cityt, i cili mund të vendos shumëçka rreth titullit të kampionit.

Por, edhe Arsenali i Granit Xhakës e Shkodran Mustafit do të luajë sonte kundër Wolverhamptonit.

Kurse, në Itali zhvillohet ndeshja gjysmëfinale e Kupës, ku do të takohen Milani me Lazion.

Premierliga

SSK2 E mërkurë Wolverhampton – Arsenal (20:45)

SSK1 E mërkurë Manchester United – Manchester City (21:00)

SSK1 E premte Liverpool – Huddersfield (21:00)

Coppa Italia

SS3 E mërkurë Milan – Lazio (20:45)

SSK1 E enjte Atalanta – Fiorentina (20:45)

La Liga

SSK2 E enjte Getafe – Real Madrid (21:00)

(Kosova Sot)