Lippi: Në Kinë të gjithë luajnë pingpong, s’kanë traditë të futbollit

  • 24 April 2019 - 14:01
Lippi: Në Kinë të gjithë luajnë pingpong, s’kanë traditë të futbollit

Trajneri italian, Marcello Lippi thotë se në Kinë mungon tradita e futbollit dhe se atje të gjithë i sheh duke luajtur pingpong

Trajneri italian, Marcello Lippi ka folur për eksperiencën e tij në Kinë, ku punoi për disa vite.

Ish-kampioni i botës me Italinë thotë se në këtë shtet aziatik mungon tradita për futbollin pasi që nga fëmijëria, njerëzit atje luajnë pingpong.

Sidoqoftë, ish-trajneri i Juventusit shprehet se kinezët kanë nisur të vetëdijesohen dhe se tash kanë nisur ta marrin më seriozisht futbollin pasi klubet atje po shpenzojnë qindra miliona euro për ta zhvilluar këtë sport.

“Kam kaluar mirë atje, kinezët janë paksa kuriozë, por atje jetohet mirë. Për ta bërë hapin përpara në aspektin futbollistik ka ende për t’u bërë dhe punuar. Atje nuk ka traditë, luajnë të gjithë pingpong, nuk e sheh kurrë një fëmijë duke luajtur futboll”, ka thënë fillimisht Lippi për “Radio2”.

“Tash janë duke filluar të krijojnë sektorë të të rinjve, të luhet futboll nëpër shkolla. Janë duke i dhënë jetë përmirësimeve të ndryshme”, shtoi ish-trajneri i Italisë, i cili thotë se eksperienca me “Azzurri” ishte e paharrueshme, sidomos për faktin se e fitoi Botërorin e vitit 2006 në Gjermani. 

(Kosova Sot)