Si mund ta zë Man Unitedi një vend në top katërshe pa ia fituar Liverpoolit titullin e Premierligës

  • 24 April 2019 - 14:23
Si mund ta zë Man Unitedi një vend në top katërshe pa ia fituar Liverpoolit titullin e Premierligës

Shumë tifozë të Manchester Unitedit urrejnë ta mendojnë se Liverpooli mund ta fitojë titullin e Premierligës këtë sezon. Tani, një tifoz i “Djajve të kuq” e ka gjetur një mënyrë se si Manchester Unitedi mund ta zë një vend në top katërshe, por pa i ndihmuar Liverpoolit ta fitojë titullin e kampionit të Anglisë.

Në vitin 2011, Manchester Unitedi e kaloi Liverpoolin me tituj të ligës angleze, duke e fituar titullin e 19-të. Dy vjet më vonë, ish-trajneri legjendar i “Djajve të kuq”, Sir Alex Fergusoni, e shtoi edhe titullin e 20-të në koleksionin e klubit.

Megjithatë, këtë sezon, Liverpooli e ka mundësinë që ta përgjysmojë distancën, pasi që është dy pikë para Manchester Cityt në tabelën e Premierligë. Megjithatë, Liverpooli e ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Nëse skuadra e Ole Gunnar Solskjaer merr ndonjë pikë nga ndeshja kundër Manchester Cityt, atëherë Liverpooli, që në ndeshjet e fundit do të përballet me Huddersfieldin, Newcastlein dhe Wolvesin, ka më shumë gjasa ta fitojë titullin e kampionit të Anglisë.

Edhe pse tifozët e Manchester Unitedi preferojnë rivali i qytetit të tyre, Manchester City, ta fitojë titullin e Premierligës, atyre iu nevojiten të gjitha pikët nga ndeshjet e mbetura për t’u kualifikuar në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Një tifoz i Manchester Unitedit e ka zbuluar mënyrën se fi Manchester Unitedi mund ta zë një vend në top katërshe të Premierligës, pa ia dhuruar titullin rivalit të vjetër, Liverpoolit. Megjithatë, ky proces është mjaft i komplikuar.

Tabela aktuale e top gjashtëshes në Angli:

Image

Si mund ta zë Manchester Unitedi një vend në top katërshe, pa i ndihmuar Liverpoolit:

24 prill

Wolves v Arsenal: Wolves të fitojë

Man United v Man City: Man City të fitojë

26 prill

Liverpool v Huddersfield: Liverpool të fitojë

27 prill

Tottenham v West Ham: Tottenham të fitojë

28 prill

Leicester v Arsenal: barazim

Burnley v Man City: Man City të fitojë

Man United v Chelsea: Man United të fitojë

4 maj

Bournemouth v Tottenham: Tottenham të fitojë

Newcastle v Liverpool: Liverpool të fitojë

5 maj

Chelsea v Watford: Chelsea të fitojë

Huddersfield v Man United: Man United të fitojë

Arsenal v Brighton: Arsenal të fitojë

6 maj

Man City v Leicester: Man City të fitojë

12 maj

Brighton v Man City: Man City të fitojë

Burnley v Arsenal: Draw

Leicester v Chelsea: Draw

Liverpool v Wolves: Liverpool të fitojë

Man United v Cardiff: Man United të fitojë

Tottenham v Everton: Tottenham të fitojë

Si do të dukej tabela përfundimtare e sezonit të Premierligës:

Image

(Kosova Sot)