Messi e arrin shekullin si kapiten i Barcelonës

  • 24 April 2019 - 15:01
Messi e arrin shekullin si kapiten i Barcelonës

Lionel Messi luajti në pjesën e fundit të fitores së mbrëmshme 2:0 kundër Alavesit. Kjo ishte ndeshja e 100-të në të cilën ai e mbajti shiritin e kapitenit të Barcelonës.

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi, e arriti një tjetër rekord personal me skuadrën katalonase mbrëmë në Vitoria, ku e festoi fitoren me Barcelonën në ndeshjen e 100-të si kapiten.

Trajneri Ernesto Valverde kishte vendosur ta pushonte për një pjesë të kësaj ndeshje Messin dhe argjentinasi u inkuadrua në lojë vetëm kur rezultati i ndeshjes ishte 2:0. Ai e zëvendësoi Ousmane Dembelen në minutën e 61-të të ndeshjes dhe e mori shiritin e kapitenit që deri në atë moment e kishte mbajtur Sergio Busquets.

Ndeshja e parë e Messit si kapiten i Barcelonës

Messi e mbajti shiritin e kapitenit të Barcelonës në xhiron e 29-të të La Ligës, në ndeshjen kundër Celta Vigos, më 30 mars 2013, sepse Carles Puyol kishte qenë i lënduar për atë ndeshje.

Argjentinasi kishte shënuar atë pasdite në Balaidos, mirëpo pikët ishin ndarë mes dy skuadrave, për shkak të golit që e shënoi Borja Oubina në fund të ndeshjes.

Leo nuk e mbajti më shiritin e kapitenit deri në sezoni 2014/15, kur Luis Enrique ia besoi përgjegjësinë e kapitenit në ndeshjet kundër Villarrealit, Almerias dhe Eibarit.

Ai u bë kapiten i dytë, pas Andres Iniestas, për sezonin 2015/16. Ndërsa pas transferimit të spanjollit në Vissel Kobe në maj të vitit të kaluar, Messi u bë kapiten i parë i skuadrës katalonase.

Kapitenët legjendarë të Barcelonës

Arritja e numrit treshifror si kapiten i Barcelonës është një tjetër arritjen në listën e gjatë të arritjeve të Messit dhe ai mund të përfundojë duke e kaluar edhe Iniestan, i cili e ka mbajtur shiritin e kapitenit të Barcelonës për 151 ndeshje e edhe Xavi Hernanezin (156 ndeshje si kapiten).

Megjithatë, ai ka më pak gjasa ta thyejë rekordin për më së shumti ndeshje si kapiten në histori të Barcelonës, pasi që Carles Puyol, e cili kishte këtë detyrë për plot dhjetë sezone, i grumbulloi 391 ndeshje me shiritin e kapitenit.

(Kosova Sot)