Man United kundër Man City, mbase në derbin më të rëndësishëm ndër vite

  • 24 April 2019 - 20:01
Man United kundër Man City, mbase në derbin më të rëndësishëm ndër vite

Manchester Unitedi dhe Manchester City takohen sonte në Old Trafford në atë që mund të jetë derbi më i rëndësishëm në vitet e fundit.

Gjashtë humbje në tetë ndeshjet e fundit kanë bërë që shpresat e “Djajve të kuq” të vihen në dyshim përsëri, kur kanë mbetur vetëm edhe katër ndeshje deri në fund të sezonit.

City, ndërkohë, mund do ta bëjë një hap tjetër të madh para Liverpoolit në garë për titull nëse e mund rivalin e qytetit.

Gjithçka përveç fitores, megjithatë, do ta linte skuadrën e Pep Guardiolës prapa asaj të Jurgen Kloppit.

Takimi nis në orën 21:00 dhe zhvillohet në Old Trafford.

Image
Image

(Kosova Sot)