Rashica i papërmbajtshëm: Asist dhe gol fantastik kundër Bayern Munichut

  • 24 April 2019 - 22:25
Rashica i papërmbajtshëm: Asist dhe gol fantastik kundër Bayern Munichut

Milot Rashica ka bënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Werder Bremenin, duke shënuar një herë dhe duke asistuar një herë tjetër për rezultatin 2:2 kundër Bayern Munichut.

 

Ylli i ekipit kombëtar të Kosovës, së pari asistoi për Yuto Osako dhe pastaj shënoi vetë pas një minute, duke i ndihmuar Bremenit ta barazojë rezultatin në 2:2 kundër Bayernit në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë.

Bremeni po humbiste 0:2, por falë Rashicës tani po barazon me mundësi për të kaluar në finale.

 

(Kosova Sot)