Sanchezi merr 400 mijë euro në javë, por e preku topin vetëm një herë mbrëmë

  • 25 April 2019 - 09:55
Sanchezi merr 400 mijë euro në javë, por e preku topin vetëm një herë mbrëmë

Alexis Sanchez e dëshmoi edhe një herë pse ai është vetëm hija e lojtarit që ishte më parë në karrierë, duke e prekur topin vetëm një herë në derbin e mbrëmshëm të Mançesterit.

Kur Manchester Unitedi ishte duke humbur me rezultat 2:0 në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Manchester Cityt në Old Trafford, trajneri Ole Gunnar Solskjaer vendosi të rrezikojë dhe e inkuadroi në lojë Alexis Sanchezin në vend të Matteo Darmianit

Megjithatë, Sanchezi nuk arriti të bëjë më shumë se një prekje gjatë 12 minutave që ishte në fushë në atë ndeshje dhe tifozët e Manchester Unitedit mbetën sërish të zhgënjyer me paraqitjen e kilianit.

(Kosova Sot)