Rashford: S’po e japim as minimumin tonë

  • 25 prill 2019 - 10:05
Rashford: S’po e japim as minimumin tonë

Marcus Rashford e kritikoi ashpër paraqitjen e skuadrës së tij, Manchester Unitedit, në ndeshjen e mbrëmshme kundër Manchester Cityt, duke thënë se skuadra e tyre s’është duke e arritur as minimumin që duhet ta japin për ta përfaqësuar këtë klub.

Manchester Unitedi u mposht me rezultat 2:0 nga rivali i qytetit, Manchester City, të mërkurën, vetëm disa ditë pasi turpëron në ndeshjen kundër Evertonit në Goodison Park, ku pësuan disfatë me rezultat 4:0

Rezultati i fundit e vazhdon ecurinë e dobët të Manchester Unitedit, që tani i ka humbur shtatë nga nëntë ndeshjet e fundit të zhvilluara, si dhe nuk ka arritur ta mbajë portën e paprekur që 12 ndeshje radhazi.

Sipas Rashfordit, disfata e së mërkurës ishte veçanërisht irrituese, pasi që kjo lë të kuptohet se skuadra e Manchester Unitedi nuk po lufton për rezultate më të mirë aq sa duhet dhe kjo është nën nivelin e klubit.

“Sot, ne nuk luajtëm si Manchester Unitedi. Kjo nuk është mirë. Minimumi që duhet ta japim është të punojmë shumë dhe të japim gjithçka për logon, tifozët, klubin dhe veten”, është shprehur Rashford.

“E kemi pasur një rrugë të vështirë për të arritur deri këtu ku jemi sot. Jemi të zhgënjyer pasi që kemi arritur deri këtu dhe tani nuk po luajmë ashtu siç luajtëm në ndeshjet e muajit janar”.

“Ne e dimë çka është gabim – mentaliteti dhe vullneti për të vrapuar për ekipin tonë. Harrojeni ligën dhe top katërshe, nuk mund ta humbasësh ndeshjen. Është kaq e thjeshtë si tifoz i Manchester Unitedit”.

“Ne kurrë nuk e kritikojmë njëri-tjetrin, por duhet të tregohemi realistë me njëri-tjetrin. Ne po tentojmë ta përmirësojmë njëri-tjetrin”. 

(Koosva Sot)