Çka është Këpuca e Artë? Fituesit, trofeu dhe rekordet

  • 25 April 2019 - 10:34
Çka është Këpuca e Artë? Fituesit, trofeu dhe rekordet

Disa nga futbollistët më të mirë në histori e kanë lënë shenjën e tyre në futbollin evropian, mirëpo vetëm disa prej tyre kanë arritur ta fitojë Këpucën e Artë.

Gara për Këpucën e Artë të sezonit 2018/19 është duke ardhur drejt fundit. Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është duke e kryesuar këtë garë, mirëpo Kylian Mbappe i Paris Saint-Germainit nuk është larg tij.

Përderisa tifozët e futbollit janë ende në pritje për ta parë se kush do ta fitojë titullin, Goal.com e ka analizuar historinë e Këpucës së Artë, lojtarët që kanë fituar dhe rekordet e lidhura me këtë çmim.

Çka është Këpuca e Artë?

Këpuca e Artë e Evropës është një çmim që i jepet lojtarit që e përfundon sezonin me më së shumti gola të shënuara në ligat e Evropës. Ky çmim është dhënë për herë të parë në sezonin 1967/68 nga revista franceze L’Equipe, e cila e ndan edhe çmimin “Topi i Artë”.

Megjithatë, përgjegjësia e ndarjes së këtij çmimi tani është marrë në dorë nga Media Evropiane Sportive (ESM). Kjo është një shoqatë e të gazetave e revistave për futboll, si Marca, Gazzetta dello Sport e Kicker.

Si grumbullohen pikët për ta fituar këtë çmim?

Që kur ESM-ja e mori në dorë Këpucën e Artë, një sistem i bazuar në pikë të ndara sipas vështirësisë së ligave përdoret për ta gjetur golashënuesin më të mirë brenda sezonit.

Koeficienti i UEFA-s është vendosur në mënyrë që të shpërblehen më shumë lojtarët që shënojnë gola në liga që konsiderohen të nivelit më të lartë, pasi që në këto konsiderohet më e vështirë për të shënuar.

Golat e shënuara në top pesë ligat e Evropës shumëzohen me dy, golat e shënuara në 16 ligat e radhës shumëzohen me 1.5 e ato të shënuara në ligat e tjera të Evropës shumëzohen me një.

Aktualisht, top pesë ligat e Evropës janë: La Liga, Premierliga, Serie A, Bundesliga, Ligue 1.

Fituesit e Këpucës së Artë që nga sezoni 1996/97:

Lionel Messi e mban rekordin për më së shumti Këpuca të Artë, me pesë trofe. Pas tij vjen Cristiano Ronaldo me katër trofe të tillë.


ImageTrofeu i Këpucës së Artë

Trofeu i Këpucës së Artë është një këpucë e artë e vendosur mbi një themel guri. Dizajnet kanë ndryshuar me kalimin i viteve dhe dizajni aktual bazohet në stilin e këpucëve Predator të Adidasit. 

(Kosova Sot)