“Hazardi s’është Messi, nuk do t’i shënojë kurrë 40 gola”

  • 25 April 2019 - 11:33
“Hazardi s’është Messi, nuk do t’i shënojë kurrë 40 gola”

Ish-lojtari i Chelseat, Craig Burley, e ka kritikuar trajnerin Maurizio Sarrin duke thënë se ai e ka bërë Eden Hazardin pjesë më tepër të rëndësishme të skuadrës së Chelseat sesa që ishte dashur dhe tani nuk ka plan alternativ për belgun.

Craig Burley beson se Eden Hazardi nuk është lojtari i nivelit të Lionel  Messit dhe Chelsea po pret më shumë sesa që duhet nga futbollisti që s’do të mundë kurrë të arrijë statistika të ngjashme me argjentinasin.

Në ndeshjet që Hazardi luan mirë, edhe Chelsea merr rezultat më të mirë. Megjithatë, prej 28-vjeçarit klubi dhe tifozët presin që t’ua fitojë i vetëm të gjitha ndeshjet e rëndësishme, gjë që nuk ka ndodhur shpeshherë.

Për këtë arsye, Burley beson se Sarri i ka dhënë më shumë rëndësi sesa që duhet Hazardit dhe tani po e ka shumë të vështirë ta mendojë të ardhmen e skuadrës së tij pa yllin belg.

“Problemi te Chelsea është se plani A, B dhe C është t’ia pasojnë topin Eden Hazardit. Kur plani A dështon, topin ia gjuajnë Hazardit. Kur edhe kjo dëshiron, plani është përsëri t’ia gjuajnë topin Hazardit”, ka thënë Burley.

“Të gjitha po presin shumë nga ky djalosh që është duke e pasur një sezon të mirë, por ka shumë presion mbi vete. Ai nuk është Messi. Është lojtar i mrekullueshëm, shumë i mirë, mirëpo nuk mund të presësh nga ai t’i shënojë 40 gola në sezon”. 

(Kosova Sot)