Zyrtare: Ky është ekipi i vitit në Premierligë, pa Salahun dhe Hazardin

  • 25 April 2019 - 11:41
Zyrtare: Ky është ekipi i vitit në Premierligë, pa Salahun dhe Hazardin

Shoqata e Futbollistëve Profesionistë e ka bërë publike 11-shen më të mirë të këtij sezoni. Dhjetë nga lojtarët në ekipin më të mirë të vitit i përkasin Liverpoolit dhe Manchester Cityt, ndërsa Paul Pogba i Manchester Unitedit e kompleton skuadrën.

Portieri më i mirë për këtë sezon në Premierligë është zgjedhur Edersoni i Manchester Cityt, duke i lënë pas vetes Alisson Beckerin e Liverpoolit dhe David De Gean e Liverpoolit.

Tre nga katër mbrojtësit e ekipit më të mirë të vitit i përkasin skuadrës së Liverpoolit (Trent Alexander-Arnold, Virgil van Dijk dhe Andy Robertson), ndërsa kompletohen me Aymeric Laporten e Manchester Cityt.

Në mesfushë janë zgjedhur Bernardo Silva dhe Fernandinho i Manchester Cityt përkrah Paul Pogbës së Manchester Unitedit, i cili është futbollisti i vetëm që hyn në këtë listë përkundër që s’është lojtar i Manchester Cityt apo Liverpoolit.

Treshja e sulmit përbëhet nga Raheem Sterlingu, Sergio Aguero dhe Sadio Mane.

Surpriza më e madhe, përveç mungesës së Eden Hazardit dhe Mohamed Salahut, është përfshija e Paul Pogbës, pasi që Manchester Unitedi nuk e ka pasur një sezon të mirë këtë vit dhe aktualisht është në pozitën e gjashtë.

Image

Në mes të sezonit, Pogba e pati një ecuri tejet të mirë të ndeshjeve, kur i shënoi tetë gola në 11 ndeshje, mirëpo që nga atëherë ai nuk ka arritur t’i përsërisë këto paraqitje. Në anën tjetër, Hazardi i ka shënuar 16 gola dhe i ka asistuar 13 të tjera këtë sezon. 

(Kosova Sot)